Përplasja e ashpër mes Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti ka sjellë reagimin e menjëhershëm të produksionit të Ferma VIP.
Gjatë Prime-it të mbrëmjes, Arbana Osmani lexoi live vendimin zyrtar të Agait, i cili vendosi të ndëshkojë Ilirin pas gjuhës fyese dhe kërcënuese të përdorur në debatet e fundit.
Sipas zarfit të lexuar në studio, sjellja e Ilir Shaqiri është konsideruar shkelje e rëndë e etikës së bashkëjetesës dhe e standardeve të respektit që programi pretendon të ruajë ndaj publikut.
Si masë disiplinore, balerini nuk do të lejohet të qëndrojë në ambientet e zakonshme të fermës. Në ditët në vijim, ai do të izolohet në një çadër të vendosur jashtë, larg shtëpisë, fakirit dhe stallës.
Në deklaratën e Agait u theksua se:
“Ky do të jetë paralajmërimi i fundit për Ilirin dhe për këdo që fyen, kërcënon apo përdor gjuhë të papërshtatshme.”
Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e publikut e ka konsideruar masën të drejtë, ndërsa të tjerë mendojnë se Ilir Shaqiri duhej të ishte përjashtuar menjëherë nga gara.
Produksioni i Ferma VIP ka bërë të qartë se çdo përsëritje e situatave të tilla do të çojë në masa edhe më të rënda, deri në përjashtim përfundimtar nga loja.




