Adioni ‘thumbon’ Mozën dhe të tjerët: “Më shumë vërehet mungesa ime…”

Adion Puka via Instagram
Adion Puka via Instagram

Pas largimit nga gara, Adioni vazhdon të mbetet aktiv në rrjetet sociale, duke reaguar shpesh ndaj dinamikave që po zhvillohen në mungesë të tij.

Së fundmi, ai ka zgjedhur platformat digjitale për të publikuar një postim me tone ironie, i cili nga ndjekësit është interpretuar si një ‘shigjetë’ e drejtpërdrejtë ndaj Moza dhe disa prej konkurrentëve të tjerë.

Përmes një imazhi të shpërndarë në Instagram, ish-protagonisti ka vënë në pikëpyetje ndikimin dhe vëmendjen e atyre që vijojnë rrugëtimin në ekran, duke e krahasuar atë me jehonën që ka lënë largimi i tij.

Ma shumë vrehet mungesa jem se prezenca ‘tonve’”, ka shkruar ai.

Adion Puka via Instagram Story

Ky qëndrim i shkurtër ka mjaftuar për të ndezur diskutime në rrjet, duke nënkuptuar se, sipas tij, mungesa e tij po krijon më shumë zhurmë sesa vetë prania dhe veprimet e lojtarëve që vazhdojnë lojën.