Adioni rikthehet në “Ferma VIP”, reagimi i Mimoza Ahmetit bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një rikthim surprizë në “Ferma VIP” ka sjellë momente të komentuar mes ish-konkurrentëve të spektaklit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, fermerët morën një zarf ku u njoftua organizimi i një feste speciale brenda fermës, ku do të merrnin pjesë edhe disa prej ish-banorëve.

Mes tyre ishte edhe Adion Puka, i cili u rikthye për të takuar personat me të cilët ndau eksperiencën në këtë reality show.

Vëmendjen kryesore e mori takimi i tij me Mimoza Ahmetin. Dyshja kishte pasur më herët disa përplasje dhe debate gjatë qëndrimit në fermë, por këtë herë situata ishte krejt ndryshe.

Mimoza iu afrua Adit dhe të dy shkëmbyen një përqafim, duke lënë pas tensionet e mëparshme.

Por një moment tjetër ka bërë që rrjeti të nisë diskutimet. Adioni, i cili tashmë është i fejuar me Fabiola Elezajn, e pyeti Mimozën:

“A je mërzitur që jam fejuar?”

Përgjigjja e saj e shkurtër “Po”, e thënë me zë të ulët, u komentua menjëherë nga ndjekësit e programit.

Instagram Reel
DZa671Ciolx

Momenti është kthyer në një nga skenat më të diskutuara të mbrëmjes, me fansat që kanë dhënë interpretime të ndryshme për marrëdhënien mes dy ish-konkurrentëve.