Reperja shqiptare Tayna ka ndarë së fundmi disa detaje interesante rreth karrierës dhe planeve të saj jashtë skenës, gjatë një interviste në “Top Albania Radio”.
Artistja ka folur për albumin e saj më të ri, “Genesis”, një projekt që e ka konsideruar si një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e saj muzikor dhe që ka marrë vëmendje nga publiku pas publikimit.
Gjatë bisedës, Tayna tregoi edhe historinë pas titullit të albumit, duke shpjeguar idenë dhe mesazhin që qëndron pas këtij koncepti.
Ajo gjithashtu zbuloi se dy nga këngët më të veçanta për të në këtë projekt janë “Nostalgjia” dhe “Vajza e dimrit”, të cilat sipas saj kanë një domethënie të veçantë personale.
Përtej muzikës, Tayna u ngacmua nga moderatorët edhe për jetën e saj private, specifikisht nëse ka një Kostandin që lidhet me emrin e saj të vërtetë Doruntina:
“Kam një pyetje kështu direkte. Ka në jetën tënde një Kostandin që ngrihet nga varri për të të sjellë ty tek…”
Por përgjigjia e këngëtares e surprizoi Salsanon:
“Jo une jam për hasret. Fëmijë i vetëm. Nuk kam vëlla. Vëllezër as motra”
Edhe pse Salsano ngulmoi për një Kostandin në kuptimin tjetër të fjalës, Tayna nuk rra pre e pyetjes provokative duke theksuar e njëherë :
“Kostandini është vëllai”
Ky moment ka krijuar shumë të qeshura në studio dhe është komentuar nga publiku si një mprehtësi e artistes që duhet vlerësuar.




