A iu referua Bora Zemanit? Beatrix Ramosaj sqaron deklaratën për “përndjekjen” prej 5 vitesh...

A iu referua Bora Zemanit? Beatrix Ramosaj sqaron deklaratën për “përndjekjen” prej 5 vitesh...

Disa postime të Beatrix Ramosajt në Instagram kanë rikthyer në vëmendje një prej historive më të komentuara të “Big Brother VIP Albania”, duke nxitur menjëherë aludime në rrjet.

Këngëtarja foli për një person që, sipas saj, e përndjek prej më shumë se pesë vitesh, duke pretenduar se ka krijuar mbi 200 llogari false dhe se ka kontaktuar familjarë, miq, madje edhe persona që ajo thjesht i ndjek në rrjetet sociale, me qëllim që të marrë informacione rreth jetës së saj.

“Mbi 200 llogari false. Duke kontaktuar familjen time, miqtë e mi dhe madje edhe njerëz që thjesht i ndjek, duke u përpjekur të marrësh informacione për mua”, shkroi Beatrix.

Përmendja e periudhës prej pesë vitesh bëri që disa ndjekës ta lidhnin deklaratën me historinë Beatrix–Donald Veshaj–Bora Zemani, e cila u komentua gjerësisht gjatë edicionit të parë të BBVA.

Megjithatë, Beatrix reagoi sërish për të mohuar kategorikisht se postimi kishte lidhje me historinë e “Big Brother”.

“Jo ata që po përpiqen ta kthejnë këtë në dramë Big Brother-i. Interpretimi është i çmendur”, shkroi ajo.

Më pas, këngëtarja sqaroi se bëhej fjalë për një person të vetëm, duke theksuar se situata nuk kishte asnjë lidhje me formatin televiziv.

“Po flas për NJË person që më përndjek dhe më ngacmon prej më shumë se 5 VITESH përmes qindra llogarive false, duke kontaktuar familjen dhe miqtë e mi. NUK KA ASNJË LIDHJE ME BIG BROTHER-IN!”, sqaroi Beatrix.

Beatrix Ramosaj via Instagram Story

Kështu, edhe pse deklarata e saj shkaktoi aludime për Bora Zemanin, vetë Beatrix i ka hedhur poshtë këto interpretime. Deri tani, këngëtarja nuk ka bërë të ditur identitetin e personit për të cilin pretendon se e ka përndjekur prej vitesh.