Mozzik ka festuar sot 31-vjetorin e lindjes, por këtë vit ditëlindja e reperit ka një kuptim edhe më të veçantë.
Ai e ka kaluar ditën pranë partneres së tij, Lotinës, e cila është në pritje të fëmijës së tyre. Në një prej momenteve të publikuara në rrjete sociale, Mozzik shihet duke fikur qirinjtë mbi tortën me numrin 31, ndërsa në fokus është edhe barku i rrumbullakosur i Lotinës.
Mozzik via Instagram Story
Edhe Lotina ka zgjedhur të ndajë disa fotografi dhe momente nga kjo ditë, duke i shoqëruar me dedikime të ëmbla për partnerin e saj.
“Krejt çka dua prej jetës, për gjithë jetën”, ka shkruar ajo në një prej postimeve, ndërsa në një tjetër ka bërë shaka me të, duke thënë: “Vdes për ty… dhe për nervat e tua”.

Lotina Haziri via Instagram Story
Çifti po përgatitet për ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë së bashku. Për Mozzikun, ky do të jetë fëmija i dytë.
Kështu, 31-vjetori e ka gjetur reperin larg një feste të madhe, në një atmosferë më intime, pranë Lotinës dhe në pritje të një prej ndryshimeve më të rëndësishme në jetën e tyre si çift.




