Elvana Gjata ka ndarë së fundmi një kujtim nga fillimet e karrierës së saj, duke zbuluar edhe pagesën e parë që ka marrë si artiste.
Në një intervistë për “Andale”, këngëtarja tregoi se ishte vetëm 17 vjeçe kur u pagua për herë të parë për një performancë muzikore. Sipas saj, bëhej fjalë për një nga daljet e para në spektaklin Ethet e së Premtes.
“Kam marrë diku te 300 euro, kur kam qenë 17 vjeçe. Tek ‘Ethet e së Premtes’, një nga performancat e para ku jam paguar”, u shpreh artistja.
Elvana e përshkroi atë moment si një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik, ndërsa sot konsiderohet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për marrëdhënien që ka me paranë, duke theksuar se megjithëse sjell siguri dhe pavarësi, nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë.
“Di të them që paraja të jep liri, siguri, por vërtet mendoj se nuk është gjithçka”, tha Elvana Gjata.




