Gazetari Elton Tozaj ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ai dyshohej se ishte rrëmbyer ose dhunuar fizikisht.
Aludimet u përhapën gjatë orëve të fundit, pasi TikTok-eri Aleks Vishaj ngriti publikisht shqetësime për gjendjen e gazetarit, duke pretenduar se mund t’i kishte ndodhur diçka e rëndë.
Megjithatë, pas përhapjes së këtyre zërave, ka qenë vetë Tozaj ai që ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke mohuar pretendimet dhe duke sqaruar se çfarë po ndodh me të.
“Se di kush i hap këto lajme fake! Por unë jam thjesht në punë e sipër! Sonte ora 22:00”, ka shkruar gazetari në Instastory.

Elton Tozaj via Instagram Story
Përmes këtij reagimi, Tozaj ka mohuar aludimet për rrëmbimin e tij, duke bërë të ditur se është i angazhuar me punën dhe se nuk bëhet fjalë për incidentin që është përfolur në rrjet.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se do të rikthehet me publikime të tjera gjatë mbrëmjes, në orën 22:00.
Kjo situatë vjen në një periudhë kur gazetari ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave dhe pretendimeve të forta ndaj personazheve të njohur të showbizit shqiptar.
Reagimi i tij vjen për të sqaruar zërat që qarkulluan, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të publikojë Tozaj gjatë mbrëmjes.




