Elijona ka emocionuar ndjekësit me një postim shumë prekës në ditën e Kurban Bajrami.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka vizituar varrezat për të kujtuar njerëzit më të dashur që ka humbur, duke ndarë me ndjekësit një mesazh plot mall, dhimbje dhe dashuri.

Elijona Binakaj via Instagram Story
Në postimin e saj, Elijona kujtoi fillimisht xhaxhain e saj, i cili u nda tragjikisht nga jeta pak muaj më parë në Gjakovë.
Pranë një fotografie me varret e mbuluara me lule, ajo shkroi:
“Bajrami i parë pa agjin…”
Por dhimbja për të nuk ndalet me kaq.
Elijona rikujtoi edhe humbjen e rëndë të nënës së saj, Valentina, dhe motrës, Erlinda, të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në vitin 2021.
Në mesazhin e saj prekës ajo shkroi:
“Çdo festë pa ju është më e vështirë… Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time.”
Postimi i Elijona ka marrë mijëra reagime dhe komente mbështetëse nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar mesazhe force dhe dashurie në këtë ditë kaq emocionale për të.
Gjatë eksperiencës së saj në Big Brother VIP Kosova, Elijona fitoi zemrat e publikut me forcën dhe ndjeshmërinë që tregoi, ndërsa ky postim dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë që ajo vazhdon të ketë me kujtimet e familjarëve të saj.




