Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është parë së fundmi në një situatë jo të zakonshme, teksa është larguar me shpejtësi nga një paparac.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, artistja shfaqet e veshur thjesht, me kapuç dhe veshje sportive, ndërsa ecën me ritëm të shpejtë në një zonë publike me lokale dhe dyqane. Gjatë gjithë kohës, ajo përpiqet të fshehë fytyrën, duke treguar qartë se nuk dëshiron të filmohet.
Pa u ndalur për asnjë moment, këngëtarja vazhdon rrugën e saj deri sa hyn në një ambient të mbyllur, ndërsa paparaci e ndjek nga afër.
Sipas asaj që shihet në pamje, arsyeja e këtij reagimi mund të lidhet me faktin se ajo ndodhej në një moment krejtësisht privat, pa makijazh dhe larg paraqitjeve të zakonshme publike.
Videoja ka nxitur reagime të shumta, ku shumë ndjekës kanë diskutuar mbi presionin e vazhdueshëm që përjetojnë figurat publike, edhe në momente kur duan thjesht të qëndrojnë larg vëmendjes.




