Një mesazh anonim që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme mes Brikena dhe Mateo.
Sipas pretendimit që po bën xhiron e rrjetit, dyshja mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tyre, por pa e bërë ende publike këtë vendim.
Personi anonim, që pretendon se jeton pranë çiftit, shkruan se prej disa ditësh nuk e ka parë më Brikenën në zonën ku ajo qëndronte zakonisht, duke shtuar kështu dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre.
“E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo apo s’e di dhe nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre. Kaq di të them, jetoj në… dhe kam një javë që se shikoj Brikin aty,” – thuhet në informacionin që ka bërë xhiron e rrjetit.

Pas publikimit të këtij mesazhi, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe aludime mbi statusin aktual të çiftit, ndërsa ndjekësit po analizojnë çdo detaj nga postimet dhe mungesa e tyre në publik.
Megjithatë, deri tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar për të konfirmuar apo mohuar këto zëra.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve që po qarkullojnë online, ndërsa fansat presin nëse dyshja do të vendosë të flasë publikisht për raportin e tyre.




