Një lajm i ëmbël ka surprizuar fansat e këngëtarit të njohur Klajdi Haruni. Mesa duket, artisti është shumë pranë një prej momenteve më të rëndësishme në jetën e tij personale: martesës.
Ishte partnerja e tij, Orgesa, ajo që zbuloi për herë të parë planet e çiftit gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, duke ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale.
Teksa foli për marrëdhënien me Klajdin dhe planet e tyre për të ardhmen, Orgesa konfirmoi se çifti po përgatitet të kurorëzojë dashurinë me një dasmë në muajin qershor.
“Do bëjmë dasmë në qershor”, – u shpreh ajo, duke zbuluar publikisht për herë të parë planet për martesën me këngëtarin.
Deklarata e saj la të kuptohet se përgatitjet për ceremoninë kanë nisur tashmë dhe se çifti po shkon drejt një dasme që pritet të tërheqë shumë vëmendje.
Fansat kanë reaguar menjëherë me urime dhe komente pozitive, ndërsa lajmi për martesën e Klajdi Harunit po qarkullon me shpejtësi në rrjet.




