Një detaj i vogël në një fotografi ka mjaftuar që emrat e Dj PM dhe Sarah Berisha të rikthehen në qendër të vëmendjes.
Reperi dhe DJ-i festoi së fundmi ditëlindjen e 36-të, ku mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët. Por mes shumë postimeve të shpërndara në Instagram, një element i veçantë ka tërhequr menjëherë syrin e ndjekësve.
Në një nga fotot ku Dj PM shfaqet pranë njerëzve të tij më të afërt, në gishtin e unazës së dorës së majtë shihet një unazë rrethore, duke bërë që shumë fansa të ngrenë dyshime.

DJ Pm via Instagram Story
Ky detaj ka mjaftuar për të nisur aludimet se mos Dj PM dhe Sarah Berisha kanë bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Dyshja prej kohësh e ka mbajtur lidhjen e tyre më larg vëmendjes së publikut dhe së fundmi nuk kanë qenë shumë aktivë me postime të përbashkëta në rrjetet sociale, çka ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Dj PM apo Sarah Berisha nëse bëhet fjalë për një fejesë apo thjesht për një aksesor.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse çifti do të reagojë dhe do të sqarojë aludimet që kanë pushtuar rrjetin.




