“Desh ika në botën tjetër”, Françeska tregon momentin e rrezikshëm...

Françeska Murati via Instagram
Françeska Murati via Instagram

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që i ka ndodhur teksa po ecte në rrugë.

Përmes një postimi në Instastory, Françeska ka publikuar foton e një pusete të hapur në mes të trotuarit, pa asnjë mbulesë apo shenjë paralajmëruese.

Ajo ka treguar se për pak nuk përfundoi brenda saj, teksa shkak për momentin e rrezikshëm ishte shpërqendrimi nga telefoni.

“Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, ka shkruar Françeska me humor, duke publikuar edhe foton ku këmbët e saj shihen vetëm pak centimetra larg pusetës së hapur.

Françeska Murati via Instagram Story

Pavarësisht frikës së momentit, Françeska fatmirësisht nuk pësoi dëmtime dhe situata kaloi pa pasoja të rënda.

Incidenti i saj shërben edhe si një kujtesë për kalimtarët që të tregojnë më shumë kujdes gjatë ecjes, veçanërisht kur janë të përqendruar te telefonat celularë.