Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel, ka rikthyer sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim që lidhet me kryeministrin Edi Rama.
Këtë herë, ajo ka shpërndarë në InstaStory një koment të lënë gjatë një transmetimi live të Ramës, ku me nota ironike i është drejtuar kryeministrit duke përmendur edhe bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Në komentin e publikuar nga Dea Mishel shkruhej:
“Aman më gjeni një nr telefoni të Lindës t’i them t’i fshehë karikuesin e celularit këtij se la nam”.
Më pas, ajo ka shtuar edhe një tjetër mesazh mbi fotografi: “Para se të ma fshijë edhe këtë komentin.”

Dea Mishel via Instagram Story
Ky reagim nuk është i pari nga ish-banorja e BBVIP, e cila më herët ka shprehur publikisht qëndrimet e saj ndaj Edi Ramës.
Megjithatë, përfshirja e Linda Ramës në këtë deklaratë ka bërë që postimi të marrë edhe më shumë vëmendje dhe reagime online.




