Dea Mishel përplaset me Grida Dumën pas debatit në Top Story: “Je në anën e gabuar të historisë”

Dea Mishel përplaset me Grida Dumën pas debatit në Top Story: “Je në anën e gabuar të historisë”

Dea Mishel ka reaguar publikisht pas diskutimeve të zhvilluara në emisionin “Top Story”, ku u trajtua edhe pjesëmarrja e saj në protestat e fundit.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ish-banorja e “Big Brother VIP” shprehu pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si u pasqyrua situata, duke iu drejtuar drejtpërdrejt moderatores Grida Duma.

Instagram Post
DZcK0crDfsE

Dea u shpreh se ishte e zhgënjyer që nga një emision i gjatë, momenti që u shpërnda më shumë në rrjete ishte pjesa ku ajo, sipas saj, sulmohej dhe denigrohej.

“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në Instagram është momenti kur unë po denigrohem”, shkroi ajo.

Ajo pretendon se, edhe pse në studio u pranua se gjuha e përdorur ndaj saj ishte e papërshtatshme, debati vijoi dhe sipas saj munguan veprime konkrete për ta ndalur situatën.

Në reagimin e saj, Dea la të kuptohej gjithashtu se refuzimi i saj për të qenë pjesë e emisionit mund të ketë ndikuar në mënyrën se si u zhvillua diskutimi.

“Me vjen keq që një grua të cilën e kam vlerësuar bëhet pjesë e sulmeve kundër meje, vetëm për përfshirjen time të hapur në protesta”, u shpreh ajo.

Në fund, Dea theksoi se nuk do të përgjigjet me të njëjtën gjuhë dhe iu drejtua sërish moderatores me një mesazh të fortë:

“Mendoj se je në anën e gabuar të historisë”.

Debati nisi pas një pjese të emisionit ku një i ftuar përdori komente fyese ndaj Deas, duke komentuar pjesëmarrjen e saj në protestat e fundit.