Dea Mishel ironizon paragjykimet: “Ja burrat që më çojnë me pushime”

Dea Mishel via Instagram
Dea Mishel via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Dea Mishel, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një video humoristike dhe plot ironi.

Në videon e publikuar në Instagram, Dea shfaqet elegante para pasqyrës dhe u drejtohet ndjekësve me frazën: “Sot do ju tregoj burrat që më çojnë me pushime”. Fillimisht, shumëkush mund të ketë pritur një zbulim për jetën e saj sentimentale, por mesazhi që ajo përcolli ishte krejt tjetër.

Në vazhdim të videos, në vend të ndonjë personi, Dea shfaq kartëmonedha shqiptare, duke lënë të kuptohet se udhëtimet, pushimet dhe stili i saj i jetesës financohen nga puna dhe të ardhurat e saj personale.

Instagram Reel
DY7wfkshlO9

Me këtë postim, Dea jo vetëm që shkaktoi buzëqeshje te publiku, por gjithashtu dha një mesazh për pavarësinë financiare dhe përballjen me stereotipet që shpesh i atribuohen figurave publike.