Festa pas finales së Big Brother VIP Albania nuk kaloi pa momente që bënë menjëherë xhiron e rrjetit. Në qendër të vëmendjes këtë herë ishin Selin Bollati dhe Gimbo, të cilët duket se kanë dhënë një sinjal të fortë për raportin e tyre.
Gjatë festës, dyshja është parë në një moment mjaft të afërt, teksa me gjeste dhe mimikë kanë bërë me shenjë për një “dasmë të dytë”, duke ngritur menjëherë dyshimet dhe entuziazmin e fansave.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar të pranishmëve dhe as ndjekësve në rrjet, të cilët kanë nisur menjëherë aludimet se lidhja e tyre po shkon drejt një hapi tjetër të rëndësishëm.
Andi Vrapi via Instagram Story
Sidomos pas postimeve të fundit dhe fotos intime që konfirmoi afrimitetin mes tyre, ky gjest shihet si një tjetër “copë puzzle” që përforcon idenë e një romance serioze.
Edhe pse as Selin Bollati dhe as Gimbo nuk kanë bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për këtë moment, fansat janë të bindur se “diçka e madhe po vjen”.




