Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas një momenti të diskutueshëm të ndodhur në “Big Brother VIP Albania”, i cili ka ngjallur debat të fortë online.
Artistja ka publikuar në “story” një fragment nga shtëpia e BBVIP, ku dëgjohet Rogerti duke bërë komente ndaj Stenaldos lidhur me jetën e tij intime. Në bisedë, ai e pyet në mënyrë provokuese nëse ka qenë ndonjëherë në “shtëpi qejfi”, ndërsa Ronaldo përgjigjet se nuk ka pasur kurrë një eksperiencë të tillë.
Pas kësaj përgjigjeje, Rogerti vijon me tone tallëse, duke e cilësuar atë si “të paplotësuar”, çka është perceptuar nga shumë ndjekës si bullizim dhe gjuhë denigruese.
Kjo situatë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Dafinës, e cila nuk ka kursyer fjalët ndaj banorit. Në reagimin e saj publik, ajo e cilëson Rogertin si “burri më i urryer në Shqipëri”, duke shprehur hapur indinjatën për mënyrën se si ai iu drejtua Stenaldos.

Dafina Zeqiri via Instagram Story




