Cllevio Serbiano, emri artistik i Kleviol Ahmetit, duket se po jeton një kapitull të ri në jetën e tij, duke i kushtuar vëmendje jo vetëm karrierës muzikore, por edhe jetës private.
Pas rikthimit në skenë me performanca në klube dhe projekte të reja muzikore, reperi ka surprizuar ndjekësit duke publikuar për herë të parë foto krah partneres në profilin e tij në Instagram.
Në një prej imazheve të realizuara para pasqyrës, Cllevio ka shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër:
“E fus gjum tregoj nga e shkuara.”

Cllevio via Instagram Story
Edhe pse nuk ka zbuluar më shumë detaje për identitetin e partneres apo marrëdhënien e tyre, publikimi i fotove ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komentuar gjerësisht këtë hap të reperit.

Cllevio via Instagram Story
Postimet e fundit lënë të kuptohet se Cllevio po shijon një periudhë më të qetë, duke ndarë me fansat jo vetëm sukseset në muzikë, por edhe momente të veçanta nga jeta e tij personale.




