Pas fshirjes së fotove të përbashkëta, lëvizja më e fundit e Brikena Selmanit ka shtuar edhe më shumë dyshimet për fundin e raportit me Mateo Borrin.
Ndjekësit kanë vënë re se Brikena Selmani ka hequr foton e profilit ku shfaqej krah partnerit dhe, për më tepër, nuk e ndjek më atë në Instagram.

Ky veprim është interpretuar menjëherë nga fansat si “vula” përfundimtare e ndarjes së tyre.
Ndërkohë, situata bëhet edhe më intriguese pasi Mateo Borri vazhdon ende ta mbajë foton me Brikenën në profilin e tij, por e ka hequr nga lista e ndjekësve, duke krijuar konfuzion te ndjekësit për atë që po ndodh realisht mes çiftit.

Rrjeti është mbushur me komente dhe aludime, ku shumë besojnë se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund përfundimisht, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë vetëm një krizë momentale ose një lëvizje për të tërhequr vëmendje pas famës së fituar në Big Brother VIP Albania.
Pas gjithë afrimitetit që çifti tregonte deri pak ditë më parë, veprimet e fundit në rrjet kanë bërë që fansat të besojnë se diçka serioze ka ndodhur mes tyre.
Deri tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën.




