Brikena ndez dyshimet për martesë sekrete? Dy unazat me diamant “trazojnë” rrjetin...

Brikena Selmani via Instragram
Brikena Selmani via Instragram

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë vendosur t’u japin fund aludimeve që po qarkullonin prej ditësh për një martesë të fshehtë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.

Të ftuar në emisionin She’s on Top në Top Channel, vëmendjen e morën menjëherë dy unazat me diamant që Brikena mbante në gisht, duke shtuar edhe më shumë dyshimet në rrjet.

Moderatorja Sara Gjordeni nuk hezitoi t’i pyeste drejtpërdrejt nëse çifti ishte martuar në fshehtësi. Në përgjigje, Mateo sqaroi se njëra prej unazave ishte dhuratë prej tij, ndërsa tjetra ishte dhuruar nga familja e Brikenës.

Brikena Selmani via Instragram Story

Megjithatë, përgjigjja e Brikena Selmani la vend për shumë interpretime. Me humor dhe mister, ajo iu drejtua Sarës duke thënë:

“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë.”

Pas kësaj deklarate, fansat janë bindur edhe më shumë se dasma mund të jetë shumë afër.