Blerina Bajko ka rrëfyer disa nga surprizat më të bukura që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj, në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo.
E pyetur se cili person e ka surprizuar më shumë pozitivisht, Blerina veçoi fillimisht Soni Malajn, për të cilën tha se më herët e njihte kryesisht përmes imazhit të saj publik dhe performancave në skenë. Njohja nga afër, megjithatë, i ka zbuluar një tjetër anë të këngëtares.
“Për hir të së vërtetës, Soni ka qenë një zbulim shumë, shumë i bukur. E njihja thjesht si një personazh të showbizit, performues, po doli dhe një vajzë jashtëzakonisht e qetë, me shumë emocion, shumë që arrin të kuptojë emotivitetin dhe empatinë e të tjerëve”, u shpreh Blerina.
Por Soni nuk ka qenë e vetmja që ka lënë përshtypje te Blerina. Ajo përmendi edhe Jonidën, si një tjetër emër që e ka surprizuar pozitivisht gjatë këtij rrugëtimi.
Një tjetër rrëfim interesant ishte ai për Sarën. Blerina pranoi se në fillim kishte krijuar një perceptim jo fort pozitiv për të, pasi nuk e njihte personalisht. Megjithatë, koha dhe eksperienca që kanë ndarë së bashku duket se kanë ndryshuar këndvështrimin e saj.
“Por për hir të së vërtetës dhe Sara, sepse kisha një ide shumë me konotacion negativ, le të themi, në fillim, se nuk është se e njihja më përpara dhe rrugëtimi që kemi bërë bashkë ka qenë një zbulim i bukur”, tregoi Blerina.
Rrëfimi i saj tregon se njohja përtej ekranit dhe imazhit publik mund të sjellë surpriza, duke zbuluar anë të personazheve që publiku nuk i sheh gjithmonë.




