Teksa “Big Brother VIP Kosova 5” po i afrohet nisjes, e cila raportohet se pritet të ndodhë në javën e parë të tetorit, kanë nisur të qarkullojnë edhe informacionet e para për personazhet që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni.
Gazetari i Klan Kosova, Agon Rexhepi, ka zbuluar disa detaje mbi 10 profile të mundshme që, sipas informacioneve të tij, janë në listën e emrave që mund të hyjnë në shtëpinë e famshme.
Edhe pse ai nuk publikoi emrat e shumicës së tyre, gazetari dha disa indicie që mund t’i ndihmojnë publikut të hamendësojë se për cilët personazhe bëhet fjalë.
Në listë përfshihet një këngëtar mbi 55 vjeç, një këngëtare e muzikës popullore rreth të 50-ave, si dhe një moderatore e njohur, e cila prej një ose dy vitesh nuk është aktive në ekran.
Një tjetër profil që ka tërhequr vëmendjen është ai i një reperi të ri, i cili sipas Rexhepit ka arritur sukses të madh dhe ka pasur përplasje muzikore me emra si Fero dhe Don Xhoni.
Gazetari përmendi gjithashtu një gazetare me lidhje familjare me një këngëtare të njohur, si dhe një influencer, i cili është bërë i njohur në rrjetet sociale duke imituar personazhe të tjera.
Por disa nga indiciet ishin edhe më konkrete.
“E kemi edhe një këngëtar që është bërë i famshëm për lëvizjet e tij, Bejta. Kemi edhe një profesoreshë, Kaltrina. Dhe në fund e kemi një regjisore”, deklaroi Agon Rexhepi.
Megjithatë, bëhet fjalë për emra dhe profile të mundshme, jo për kastin zyrtar të “Big Brother VIP Kosova 5”. Deri në momentin kur produksioni të prezantojë zyrtarisht banorët, mbetet për t’u parë se sa prej këtyre personazheve do të bëhen realisht pjesë e reality show-t.




