Pas një periudhe të vështirë personale, pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, aktori i humorit Bes Kallaku duket se ka gjetur sërish qetësinë dhe dashurinë.
Prej disa muajsh, ai ka nisur një romancë të re, dhe së fundmi ka vendosur ta ndajë këtë pjesë të jetës me ndjekësit, duke publikuar momente të ngrohta familjare në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara, partnerja e tij shfaqet ende në mënyrë diskrete, pa zbuluar plotësisht identitetin, por duket qartë afërsia dhe harmonia mes tyre.
Një nga momentet më të komentuara është ai ku ajo shihet pranë nënës së aktorit, e cila shfaqet e buzëqeshur, duke lënë të kuptohet një pranim i plotë në familje.
Për ta shoqëruar këtë prezantim, Besi ka ndarë edhe një mesazh emocional që ka tërhequr vëmendje:
“Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën”
Ky postim është interpretuar si një fillim i ri për aktorin, duke reflektuar një periudhë më të qetë dhe të lumtur në jetën e tij personale.




