Një deklaratë e fortë nga Arjan Konomi ka shkaktuar reagime të shumta pas paraqitjes së tij në emisionin “Goca dhe Gra”.
Gjatë bisedës, ai riktheu vëmendjen te eksperienca e tij në Për’puthen, duke pretenduar se disa nga konkurrentët nuk e ndiqnin gjithmonë qëllimin e programit për njohje serioze. Sipas tij, marrëdhëniet mes tyre shpesh vazhdonin edhe jashtë kamerave, duke e bërë jo gjithmonë autentike atë që shfaqej në ekran.
Ai përmendi edhe Shqipe Hysenaj si një nga emrat që lidhej me këto situata, duke sugjeruar se disa histori në emision ishin më shumë për vëmendje sesa reale.
“Ka qenë një vajzë, Shqipe Hysenaj. Ç’bënin këto? Merrnin famën, krijonin gjithë atë situatë, krijonin edhe marrëdhënie, bënin seks me konkurrentët aty dhe shkonin në emision e bënin takim, por bëhej fallco. Dhe ai djali është i martuar tani”, tha Konomi.
Deklaratat e tij kanë ndezur menjëherë debat në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë mes atyre që i besojnë këtyre rrëfimeve dhe të tjerëve që i konsiderojnë të ekzagjeruara.
Megjithatë, këto komente kanë rikthyer në fokus diskutimin mbi transparencën dhe autenticitetin e formateve televizive të këtij lloji.




