Befasi në muzikë! Dafina Zeqiri dhe Cllevio “zbulohen” para kohe – dueti i tyre po bën namin në TikTok...

Befasi në muzikë! Dafina Zeqiri dhe Cllevio “zbulohen” para kohe – dueti i tyre po bën namin në TikTok...

Një bashkëpunim që askush nuk e priste mes Dafina Zeqiri dhe Cllevio ka “shpërthyer” në rrjet edhe pa u publikuar zyrtarisht.

Një pjesë e projektit muzikor të dy artistëve ka rrjedhur në internet, duke u shpërndarë me shpejtësi në TikTok dhe platformat e tjera sociale.

Edhe pse dyshja nuk kishte dhënë asnjë paralajmërim për fansat, duket se plani për ta mbajtur sekret këtë duet nuk funksionoi siç ishte menduar.

Publikimi i fragmentit ka ndezur menjëherë kuriozitetin dhe entuziazmin e ndjekësve, të cilët po shpërndajnë masivisht audion dhe po komentojnë kombinimin e papritur mes dy artistëve.

Ky projekt vjen në një moment të rëndësishëm për Cllevion, i cili pas rikthimit në liri është fokusuar fuqishëm te muzika, koncertet dhe projektet e reja artistike.

Ndërkohë, fansat tashmë po presin me padurim reagimin zyrtar të artistëve dhe datën e publikimit të këngës së plotë dhe videoklipit.

Ky pritet të jetë bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Cllevios, një kombinim që ka trazuar menjëherë rrjetin.