Bebe Rexha nuk i reziston muzikës shqiptare, “e djeg” vallen në dasmën e të vëllait!

Bebe Rexha nuk i reziston muzikës shqiptare, “e djeg” vallen në dasmën e të vëllait!

Bebe Rexha ka pasur një arsye të veçantë për të festuar, pasi vëllai i saj ka kurorëzuar dashurinë në martesë. Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka qëndruar vetëm mes të ftuarve, por është bërë pjesë e atmosferës festive, duke iu bashkuar valles shqiptare.

Në pamjet e publikuara nga dasma, Bebe shihet duke kërcyer së bashku me disa vajza të tjera, nën ritmet e muzikës popullore shqiptare. Artistja duket e lumtur dhe plotësisht e përfshirë në festë, duke treguar edhe një herë lidhjen e saj me traditat dhe rrënjët shqiptare.

Instagram Reel
Dc7NpD8Ithm

Për ditën e veçantë të të vëllait, Bebe kishte zgjedhur një fustan elegant në ngjyrë të kaltër të hapur, ndërsa flokët e shkurtër i kishte lënë të lirë dhe të drejtë.

Dasma u kthye kështu në një moment të veçantë familjar për këngëtaren, por edhe në një festë ku muzika dhe vallet shqiptare i dhanë atmosferës një tjetër ngjyrim. 💃