Arjan Konomi “thumbon” Bora Zemanin: “Ka bërë pakt me djallin për…”

Arjan Konomi via Instagram
Arjan Konomi via Instagram

Arjan Konomi dhe Bora Zemani, të cilët kanë ndarë një eksperiencë të gjatë televizive në “Për’puthen”, duket se ruajnë ende një raport të afërt dhe një kimi pozitive mes tyre.

Së fundmi, ata janë ritakuar në një event festiv, moment që nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale. Opinionisti ka publikuar një foto krah moderatores, duke e shoqëruar me një koment pikant dhe plot humor, ku nuk ka kursyer komplimentet për pamjen e saj.

“Surpriza më e bukur e mbrëmjes! Të takoja @borazemani, e cila ‘ka bërë një pakt me djallin’ për rininë dhe bukurinë e përjetshme! 😁😁” – ka shkruar Arjani.

Nga ana e saj, Bora Zemani e ka pritur këtë koment me sportivitet dhe ngrohtësi, duke iu përgjigjur në të njëjtën frymë miqësore:

“Hahaha të përqafoj shuuume ❤️❤️”

Instagram Post
DXZt-TkjbuQ

Ky bashkëbisedim i këndshëm mes tyre ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar se marrëdhënia e tyre vijon të jetë e mbushur me humor dhe respekt të ndërsjellë.