Arbër Hajdari surprizohet nga “fytyra e re” e Monikës: “Nuk e prisja kështu…”

Arber Hajdari via Instagram
Arber Hajdari via Instagram

Marrëdhënia dhe kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. I pyetur nga gazetari Bledi Mane për ndryshimin e dukshëm të Monika Kryemadhit, e cila këtë herë shfaqet larg figurës së saj të ashpër politike, më e qeshur dhe më qytetare, Arbër Hajdari dha një përgjigje që habiti shumëkënd.

Ai pranoi se edhe për të ky version i Kryemadhit ka qenë i papritur.
“Është e vërtetë ajo që the. Edhe unë nuk e kam pritur që të ishte kështu,” u shpreh Hajdari, duke nënvizuar se përshtypjet e para që kishte pasur për të kanë ndryshuar.

Sipas tij, ndryshimi lidhet me anën e saj njerëzore, të cilën ai ka pasur mundësi ta shohë më nga afër gjatë kohës që kalojnë bashkë edhe jashtë kamerave.

“Monika më është dukur shumë njerëzore. Ne kalojmë kohë edhe jashtë kamerave, flasim e diskutojmë, dhe më pëlqen fakti që ajo është treguar jo vetëm shumë njerëzore, por edhe pa komplekse,” tha ai.

Në fund, Hajdari theksoi se kjo energji pozitive nuk vjen vetëm nga një person, por nga e gjithë atmosfera e krijuar në format.

“S’është vetëm energjia ime, por e gjithë grupit që drejton BBVIP. Kjo atmosferë pozitive e ka ndihmuar edhe atë të gjejë veten,” përfundoi ai.