Anne Hathaway ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje elegante në tapetin e kuq. Aktorja 43-vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin Adam Shulman, shkëlqeu në premierën botërore të filmit “Verity” në New York.
Ylli i Hollywood-it u shfaq me një fustan të zi prej dantelle, me prerje sirene, detaje transparente dhe shkëlqim, një krijim nga koleksioni atelier i stilistit Prabal Gurung.
Hathaway e kompletoi paraqitjen me bizhuteri diamanti, përfshirë një byzylyk dhe vathë në formë loti. Grimi natyral dhe flokët gjysmë të kapura i dhanë look-ut një stil klasik dhe të sofistikuar.

Credit : Dimitrios Kambouris/Getty
Aktorja bëri publik lajmin për shtatzëninë e tretë në muajin qershor dhe që prej atëherë ka spikatur vazhdimisht me zgjedhjet e saj të modës gjatë promovimit të projekteve të reja kinematografike.
Më herët gjatë këtij viti, Hathaway ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj e dinë gjininë e bebit, por kanë vendosur ta mbajnë sekret për momentin.
Në filmin psikologjik “Verity”, i bazuar në romanin e Colleen Hoover, Hathaway interpreton personazhin e Verity Crawford, ndërsa në kast janë edhe Dakota Johnson dhe Josh Hartnett. Filmi pritet të shfaqet në kinema më 2 tetor.
Përtej projekteve të saj në ekran, Anne Hathaway po merr vëmendje të veçantë edhe për mënyrën se si po e përshtat stilin e saj gjatë shtatzënisë, duke u shndërruar në një prej emrave më të komentuar në tapetet e kuq të këtij viti.




