A po largohet Arbana nga “Ferma VIP”? Përfaqësuesja e patentës ndërkombëtare jep komentin...

A po largohet Arbana nga “Ferma VIP”? Përfaqësuesja e patentës ndërkombëtare jep komentin...

Teksa në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë aludime se Arbana Osmani mund të ketë mbyllur rrugëtimin e saj me “Ferma VIP”, pas mungesës në “Post Ferma VIP” dhe në festën e finales, nga vetë formati ka ardhur një vlerësim i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.

Në finalen e madhe të “Ferma VIP 3” ishte e pranishme edhe Andrea Gavacova, përfaqësuese e “Fremantle Media” për Europën Qendrore dhe Lindore, kompania që zotëron patentën ndërkombëtare të formatit.

Gjatë fjalës së saj, Gavacova vlerësoi maksimalisht mënyrën se si është realizuar “Ferma VIP” në Shqipëri, duke thënë se produksioni jo vetëm që ka respektuar standardet ndërkombëtare, por në disa aspekte edhe i ka tejkaluar ato.

Jam shumë e lumtur që ndodhemi sot këtu për finalen e Fermës. Mendoj se ky format jo vetëm që i përmbush të gjitha standardet, por i tejkalon ato në mënyrën më pozitive të mundshme”, u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi investimin në spektakël, përzgjedhjen e personazheve, transmetimin 24 orë, si dhe realizimin e prime-ve me teknologji moderne dhe efekte speciale.

Sipas përfaqësueses së Fremantle, versioni shqiptar i “Ferma VIP” është kthyer në një nga variantet më të spikatura të formatit, duke e renditur krahas projekteve të njohura ndërkombëtare.

Ky është vërtet një nga formatet më të njohura, së bashku me ‘Got Talent’ dhe disa të tjerë. Për mua, ky është standardi i artë”, deklaroi Gavacova.

Ndërkohë, pavarësisht zërave për të ardhmen e Arbana Osmanit në këtë projekt, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse moderatorja do të jetë pjesë e një sezoni të ardhshëm.

Megjithatë, vlerësimi i ardhur nga përfaqësuesja e patentës ndërkombëtare tregon se “Ferma VIP” ka marrë një mbështetje të fortë nga krijuesit e formatit.