2 minuta e 50 sekonda/ Edi u ndalua me tabelën STOP? Publikohet videoja e plotë e përplasjes me Jozin...

2 minuta e 50 sekonda/ Edi u ndalua me tabelën STOP? Publikohet videoja e plotë e përplasjes me Jozin...

Pas disa ditësh ku në rrjet janë shpërndarë vetëm fragmente të konfliktit, tashmë është publikuar një video më e gjatë nga përballja mes Joz Markut dhe Edi Kuçit, e cila sjell më shumë detaje para dhe gjatë incidentit.

Videoja zgjat rreth 2 minuta e 50 sekonda, ndërsa që në sekondat e para bie në sy një detaj i veçantë: një tabelë trafiku STOP, e cila shihet në duart e një personi që ndodhet pranë Jozit.

https://www.facebook.com/share/v/1ckGwjxWaA/?mibextid=wwXIfr

Nga mënyra se si janë renditur pamjet, krijohet përshtypja se Edi është ndaluar teksa lëvizte me makinë, ndërsa Jozi dhe persona të tjerë ndodhen pranë një automjeti tjetër.

Më pas, situata kalon në përballje direkte. Jozi dëgjohet duke i kërkuar llogari Edit për deklaratat dhe fyerjet që ky i fundit kishte bërë më herët ndaj tij në rrjetet sociale.

Debati përshkallëzohet dhe, në një moment, Jozi e godet Edin me shuplakë.

Në pjesën e fundit të videos, Jozi i kërkon Edit të ulet në gjunjë. Edi shihet duke u ulur dhe duke kërkuar falje, duke mbyllur kështu materialin e publikuar.

Pamjet e para të konfliktit nisën të qarkullonin më 2 shtator, ndërsa më pas u publikuan edhe sekuenca të tjera të incidentit.

Pas publikimit të tyre, Edi reagoi në rrjetet sociale me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre!”, duke pretenduar se ishte përballur i vetëm me një grup personash.